Ish-missi i Kosovës, Agnesa Vuthaj është kapur nga Dogana e Kosovës duke futur kontrabandë, 11 fustanë. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, e ka konfirmuar këtë për Express.

Ai ka thënë se personi me emrin Agnesa Vuthaj, është kapur në doganën e aeroportit me një ngarkesë prej 11 fustanesh, që së bashku bëjnë mbi 500 euro e që nuk është deklaruar paraprakisht.

“Është e vërtet se zonja Vuthaj me datën 22.05.2014, rreth orës 20:30h në hyrje të pikës së kalimit kufitar, aeroport, gjatë kontrollit doganor nuk ka deklaruar mallin: fustanë të ndryshëm solemn, në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€. Pra, me këtë veprim ka tentuar t’i shmanget detyrimit ligjor për pagemin e taksave importuese doganore e me ëtë rast ka kryer kundërvajtje doganore nga neni 250 pika 3 te Kodit Doganor dhe të Akcizave. Ndaj Komisioni për kundërvajtje doganore e dënoi me gjobë në të holla në shumën prej 154.00”.

Stavileci tha se Dogana e ka dënuar me gjobë Vuthajn dhe ajo e ka paguar atë gjobë, por edhe malli i është konfiskuar.

“Në bazë të nenit 250 paragrafi 3 – të Kodit të Doganës dhe Akcizës ka aplikuar konfiskimin e malli: fustane te ndryshëm solemn në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€.”, thotë Stavileci.

Express ka provuar që të marrë një koment nga Agnesa Vuthaj, por ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Agnesa Vuthaj ka mbajtur kurorën e Miss Kosovës. Ajo gjithashtu ka përfunduar më vonë studimet për komunikim masiv dhe gazetari. Është themeluese dhe drejtuese e bizneseve “Agnesa Vuthaj Fashion” dhe “Agnesa Vuthaj Association”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: