KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se do shpallë gjendje emergjente për qentë endacakë. I ftuar në një emision televiziv, ai akuzoi komunat tjera se po mbushin automjetet e po sjellin qentë në kryeqytet.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Fushë-Kosovë ka mundur të ndodh edhe në Prishtinë dhe nuk ka kohë për të humbur në këtë drejtim. Ahmeti tha se shpreson që të gjitha komunat të veprojnë njëjtë duke theksuar se nga komunat fqinje, Prishtina do japë më së shumti para për strehimoren e përbashkët, meqenëse ka trefishuar buxhetin për qentë.

Ahmeti, para policëve të stacioneve në kryeqytet tha se niveli qendror duhet të bëjë më shumë. Në tri stacionet policore të Prishtinës, Qendër, Jug e Veri, për 1 vit janë sulmuar rreth 10 persona nga qentë endacakë, derisa shqetësimet kanë qenë shumë më të mëdha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb