PRISHTINE – Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur angazhimin e Qeverisë “Mustafa” për ngritjen e Gjykatës Speciale. Në një deklaratë të lëshuar sot, kjo ambasadë në Prishtinë, shprehet:

“Ambasada e SHBA-ve mirëpret kalimin nga ana e Qeverisë të amandamenteve kushtetuese që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në. Kjo poashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshilit të Evropës. Përpjekjet e qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara, dhe përkrahja për gjykatën do tregojë përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb