KOSOVË

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen që lidh Mitrovicën me Pejën.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”-thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb