PRISHTINË- Sot në Prishtinë ka filluar takimi i grupeve të veçanta punuese të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për reformën e administratës publike. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se kryeministri, Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administratës publike.

Me këtë rast, Zhbogar theksoi se reforma në administratën publike është bazë e zhvillimit të një shoqërie duke shtuar se tashmë pala kosovare duhet të veprojë dhe se puna e reformës në administratë të mos mbetet vetëm në dokumente dhe fjalime. Po ashtu, Zhbogar, tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administratës publike. Nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike , Mahir Yağcilar ka thënë se 70 % e zotimeve për reformën janë plotësuar.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb