Drita e ka filluar edicionin e ri në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll me fitore bindëse. Për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës, skuadra gjilanase nuk e kishte zhvilluar asnjë ndeshje deri më tash në kampionatin vendor. Në kuadër të xhiros së katërt, Drita e mundi Ferizajn me rezultatin 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Pjesa e dytë e ndeshjes vendosi gjithçka. Almir Ajzeraj shënoi golin e parë për Dritën në minutën e 73-të, duke e dërguar skuadrën e tij në avantazh 1:0. Më pas, në minutën e 90-të, Ajzeraj asistoi për Arb Manajn, i cili shënoi me kokë për 2:0.

Ferizaj mori një mundësi për të ngushtuar diferencën në minutën e 93-të, kur Edon Sadriu shndërroi një penallti në gol. Megjithatë, Drita u përgjigj shpejt me një gol tjetër në minutën e 95-të, kur Ilir Mustafa realizoi për shifrat përfundimtare 3:1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb