PRIZREN

Një person është arrestuar, pasi ka gjuajtur me armë gjatë një dasme në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate.

Policia ka sekuestruar armën dhe gjashtë gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, pasi u mbajt për disa kohë në intervistim.

Rastet e gjuajtjes me armë nuk janë shumë të rralla në Kosovë. Incidente të tilla kanë shkaktuar edhe disa herë politikanë të Kosovës.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb