KOSOVË- Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka shtyrë afatin për riorganizimin e Ndërmarrjes së Trepçës sipas ligjit të ri që miratoi Kuvendi më 19 janar 2015, për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasuritë e tyre.
Tashmë falë këtij vendimit të ri të Dhomës së Posaçme, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si administratore e Trepçës, ka kohë deri më 1 nëntor 2016 që të dorëzojë planin për riorganizimin e kombinatit.

Me të marrë vendimin e Gjykatës Supreme, AKP i është drejtuar me një njoftim zyrtar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Isa Mustafa, për t’i njoftuar për shpëtimin nga likuidimi të ndërmarrjes.

Qeveria e Kosovës ka kohë deri më 1 nëntor 2016 për të hartuar strategjinë për Trepçën, si dhe për të hartuar ligjin e premtuar enkas për ta bërë atë ndërmarrje publike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb