Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në prag të nisjes së fushatës thotë se mbetet i hapur të bashkëpunojë më organin e hetimit, por dëshminë siç thotë pret që ta japë në zyrën e tij.

“Unë nuk kam ndonjë informacion të ri në lidhje me këtë çështje. Jam thirrur aty si dëshmitar për të dëshmuar në lidhje me një çështje. Unë mbetem i hapur të bashkëpunoj më prokurorinë dhe gjykatat dhe kam bërë ftesën që dëshminë ta jap në zyrën time. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Kurti.

Veprimet e qeverisë së Kosovës në veri sollën mjaft deklarata kritikuese ndaj nga ndërkombëtarët dhe sanksione nga BE për vendin. Përkundër kësaj klime e cila ka kaluar sipas kryeministrit, ai nuk sheh pengesa që të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA të cilën e quan edhe një mik special të Kosovës.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat për buxhetin e mbrojtjes sipas asaj që  ka kërkuar presidenti Trump dhe mund edhe të tejkalojmë shifren 2 përqind. Unë nuk shoh asnjë pengese pse të mos kemi marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA që janë aleati ynë kryesor dhe një mik special” nënvizoi Albin Kurti.

Vetëm pak ditë para inaugurimit të tij si president I SHBA, Kurti thotë se me Donald Trump do të ketë bashkëpunim. “Me presidentin Trump do të bashkëpunojmë do të komunikojmë. Komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare institucionale, para se t zhvillohen me kompani apo sekserë”, tha Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: