Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Ai nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as nëse do t’i ftojë partitë e tjera..

Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tri orare të ndryshme. Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy palëve politike, për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkaq sot, kreu i LVV-së është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb