Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prilep të Kosovës.

Sipas informacioneve nga mediat vendase dhe Policia e Kosovës, një 36 vjeçar babai i 3 vajzave akuzohet për ‘’përdhunim’’.

Prokuroria Themelore Publike Prilep ngriti hetimet për 36 vjeçarin nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzat e tij të mitura.

Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 brenda në banesë.

Fakte tronditëse zbardhen nga Policia e cila ka ngritur akuza dhe ka vënë nën hetim edhe nënën e 3 vajzave, e cila dyshohet se ka qenë në dijeni dhe nuk ka treguar.

Prokuoria është shprehur se vajzat i kanë treguar të ëmës, por ajo është shprehur se është e turpshme të bësh publike diçka të tillë, më tej më 27 qershor njëra nga vajzat e ka denocuar vet në Polici ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: