PRISHTINE – Policia e Kosovës ka parandaluar një tjetër sulm ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Sipas mediave në Kosovë, policia ka identifikuar disa persona që po përgatiteshin për të sulmuar eskortën e kryeministrit, Mustafa.

Në momentin kur policia ka kërkuar që të kontrollojë çantat e tyre, të dyshuarit kanë hedhur çantat dhe janë larguar. Brenda çantave të tyre janë gjetur sende që do të vendoseshin në rrugë për të shpuar gomat e makinës me të cilën udhëtonte kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: