Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliajn, për shkak të deklaratave kërcënuese të bëra  ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Deputeti Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas ngritjes së akuzës ndaj Demalisë si anëtar i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish-Prokurorit Elez Blakaj, shkruajnë mediat kosovare.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, Demalija ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb