PRISHTINË- Në Lladoc të Podujevës u përurua sot kompleksi memorial “Baza e parë e UÇK-së”. Me këtë rast është zbuluar edhe përmendorja e katër dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Në ceremoninë e përurimit, e cila u mbajt në Ditën e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, u vlerësua vepra e heronjve. “Baza e parë e UÇK-së” është ndërtuar në shtëpinë e dëshmorit Hakif Zejnullahu dhe është financuar nga Qeveria e Kosovës.

Hakif Zejnullahu ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën./k.press
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: