KOSOVË- 54 ​mijë e 829 persona kanë nënshkruar peticionin për liberalizim të vizave për të vetmin popull në Evropë që vazhdon të ketë ende regjim vizash. Kërkesa e këtyre nënshkruesve do të dorëzohet nesër në dyert e institucioneve përgjegjës për “geton” që Kosova vazhdon ta ketë, shkruan Express.

Visare Aliu nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur që është edhe iniciues i këtij peticioni, ka thënë se presin që vullneti i këtyre nënshkruesve të mos shkoj në vesh të shurdhër. Aliu ka treguar se përveç nënshkrimeve, Zhbogar ka pranuar që nga fillimi i fushatës edhe shumë kartolina nga qytetarët që i kërkojnë atij ta liroj Kosovën nga geto e krijuar.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: