PRISHTINË- Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha. Komuna e Prishtinës do t’i ketë tri pika të vendosjes. Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth.
Secila nga këto organizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale. Organizatat partnere janë Kosovo 2.0 – Prishtinë, OJQ EC Ma Ndryshe – Prizreni, OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë, OJQ She-Era – Gjakovë, OJQ Vizioni i Syrit – Pejë, OJQ Network of peace Movement – Gjilan, Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: