Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur të enjten në cilësinë e të dëmtuarit në seancën gjyqësore ndaj organizatës së ashtuquajtur “Syri i popullit”, pjesëtarë të së cilës akuzohen për planifikim të vrasjes së një numri veprimtarësh politikë, të cilët sipas akuzës, organizata i cilësonte tradhtarë, përfshirë edhe vetë presidentin.

Por seanca u ndërpre meqë avokatët kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe prokurorit të këtij rasti, të cilët sipas tyre, lejuan presidentin të tejkalojë përgjegjësitë e tij, duke shtruar çështje jashtë aktakuzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb