KOSOVË

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Ferid Agani është dënuar me 2,6 vite burg së bashku me sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Gani Shabani. Ky i fundi është dënuar nga drejtësia me 2 vite burg, pasi u faktua përmes provave se dy zyrtarët kishin shpërdoruar detyrën për rastin e njohur si ‘Stentat’.

Në total janë 50 persona që akuzohen për rastin, por me qëllim optimizimin e çështjes, ish-ministri dhe ish-sekretari u gjykuan ndarazi me pjesën tjetër.

Ish-ministri Ferid Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb