KOSOVE-Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nisin sot patrullimet së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik.

Nënshkrimi dy palësh u bë në pikën kufitare në Vermicë. Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës.

U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës, pasi ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë zbatohet gjatë sezonit veror, nga 1 korriku deri në 31 gusht.

(a.n/Kosovapress/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb