Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të kryejnë operacionin e filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar për të kthyer nga vatrat e luftës në Siri, 110 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Tahiri në një konferencë për media, ka thënë se si pjesë e këtij operacioni Qeveria e Kosovës ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës, në konfliktet e huaja.

“Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion tejet i rëndësishëm dhe shumë sensitiv ku Republika e Kosovës na bashkëpunim me SHBA ka kthyer nga Siria 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luiftës. Si pjesë e këtij operacioni Qeveria e Kosovës ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në konfliktet e huaja”, ka thënë ai.

Tahiri po ashtu tregoi se tashmë janë të angazhuar për të kthyer në vend edhe ata qytetarë të cilët kanë mbetur në vatrat e luftës.
“Institucionet tona kanë qenë të angazhuara për të marr përgjegjësit e tyre përball këtij realiteti. Nga tetori i vitit të kaluar kam qenë i ngarkuar nga kryeministri, Ramush Haradianj, që si ministër i Drejtësisë ta udhëheq këtë taks forcë ndër institucionale të përbërë nga Policia e Kosovës, Agjencia e Inteligjencës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe shumë institucione tjera të cilat kanë marr pjesë në këtë angazhim, dhe pa dyshim me përkrahjen e SHBA-së. Qëllimi ynë ka qenë i qartë që ata që kanë marr pjesë në këto zona të kthehen në vendin e tyre”, u shpreh Tahiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb