PRISHTINE – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ambasadori i Japonisë, jorezident për Kosovën, Makoto Taketoshi kanë mbajtur një takim sot së bashku. Në takim ndër të tjera, njofton Express, është diskutuar edhe për krijimin e mundësive që të rinjtë e Kosovës të shkojnë të studiojnë në Japoni.


“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Japonisë në Austri, jo rezident për Kosovën, z. Makoto Taketoshi, me të cilin diskutuam për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. E falënderova ambasadorin Taketoshi për përkrahjen e Japonisë që po i jep Kosovës në rrafshin politik, ekonomik dhe atë kulturor. Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Japonisë në zhvillimin ekonomik. U gëzova të mësoj se do të krijohen edhe më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës të studiojnë në Japoni”, ka shkruan në Facebook, Thaçi.


(ar.sh/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: