PRISHTINE – Dhjetëra veteranë janë mbledhur të hënën para selisë së qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, në lidhje me mosplotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kërkoi që qeveria të formojë një komision për të caktuar masën e invaliditetit të disa prej veteranëve, të shqyrtojë ankesat dhe të bëjë sa më shpejt publikimin e tyre.

Qeriqi kërkoi po ashtu që të hiqen nga lista të gjithë personat që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.
“Kanë mbetur edhe 4 mijë veteranë që nuk iu është bërë pagesa”, -shtoi Qiriqi.

Veteranët do të qëndrojnë në protestë për rreth 1 orë, ndërsa shprehen se nuk do të jenë të qetë në protestën e radhës, nëse qeveria e Kosovës nuk reflekton për kërkesat e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: