FUSHE-KOSOVE


Policia e Kosovës ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin me inicialet S.O, i cili dyshohet se një javë më parë ka dhunuar dhe vrarë një djalë të mitur vetëm 11 vjeç.


Forcat policore të Kosovës kanë bërë me dije se i dyshuari u arrestua mbrëmjen e së martës. “Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë””, thuhet në komunikatë.


Shtetasi S.O, në prezencë të avokatit mbrojtës ësht6ë iintervistuar, kurse më pas është mbajtur në paraburgim.

(Balkanweb)