TIRANË – Është shtyrë për në datën 5 mars, seanca e radhës ndaj Kostandin Xhuvanit, të akuzuarit për vrasjen e 4 personave në Tiranë në lokalin “Ante Grand”. Ai sot duhej të paraqiste mbrojtjen, sikurse kishte kërkuar.

Vetë Xhuvani nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tani mbrohet nga avokatja Vjollca Pustina.

Në 10 shkurt, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Xhuvanin pavarësisht se për shkak të gjykimit të shkurtuar, Kostandin Xhuvani automatikisht përfiton uljen e dënimit me një të tretën, ku maksimumi mund të dënohet me 35 vjet. Në atë seancë, Xhuvani ka kërkuar 10 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen, që duhej të ishte zhvilluar sot. 

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb