Instituti i Sigurimeve Shoqërorë parashikon se në tre vitet e ardhshme 2020-2022 numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore rishtas arrijnë në 48 mijë me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistë të ri një vit.

Për shkak se vitin e ardhshëm popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë numri i pensionisteve do të rritet ne vijim me ritme më të shpejta. Sipas Ministrisë së Financave, mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të pensionistëve ka një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë (105 mln euro).

Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar te harmonizuar prej rreth 1.45 miliardë lekë.
Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhurash të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2019.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues / popullsi në moshë pune) parashikohet të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit. Financimet e buxhetit të shtetit për programin “Sigurimi shoqëror” nga 35.2% në vitin 2020, në vitin 2021 përcaktohet të jenë 31.1% e shpenzimeve me një reduktim prej rreth 2.8 miliard lekë.
Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve.

Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 1 prill të çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontigjencë për rritjen e pensioneve janë në vitin 2020 mbi 2,5 miliardë lekë , me 2021 mbi 2,6 miliardë lekë dhe në vitin 2022 mbi 3,1 mld lekë./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb