Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për kostot e rrugëve dhe ndryshimet e çmimeve gjatë projekteve.

Eksperti i ekonomisë, Pano Sako u shpreh se është e qartë që po abuzohet dhe ka korrupsion dhe se qeveria kërkon të bëjë për budalla popullin.

Ndërsa gazetari Fatos Çeçoli kundërshton Soko-n duke thënë se nuk mund lyejmë çdo gjë me bojë të zezë.

Po ashtu, gazetari Gjergji Erebara u shpreh se rrugët në Shqipëri kushtojnë 2.5 herë më shumë se në B, ky synimi kryesor i qeverisë shqiptare është nxjerrja e parave nga buxheti i shtetit.

Pjesë nga biseda në studio:

Erebara: Bajpasi i Vlorës është vlerësuar me 2 mln për km, është rrugë malore, ka të gjitha objekt e saj. Ndërsa rruga kushton aktualisht 5 mln euro për km. Pra është 2.5 herë më i shtrenjtë. Fillimisht projektohet se sa para do nxirren nga buxheti i shtetit, synimi fillestar është nxjerrja e parave nga buxheti.

Çeçoli: Di që çdo punë publike i jepet një pale të tretë bëhet me garë. Buxheti i shtetit jep një fond limit dhe atë e jap BE dhe kështu bëhen rrugët, jo vetëm te ne. Jepet një fond X lekë dhe thuhet sa do kushtojë një rrugë.

Paratë i ka ministria e financave, këto janë të bëra dhe me donatorë. Nuk kalon në ARRSH.

Unë nuk them që nuk ka korrupsione duhet ta gjeje gjykata. Në rastin ku ka donator të huaj është e vështirë të kalosh kompani në treg. Donatori i huaj ka detyrime e veta dhe nuk është e lehtë që…

Nazarko: Rruga Qukëz-Klalloc është e vetmja që është premtuar tre herë se do mbarojë në një datë të caktuar. Rrugët bëhen dhe pa projekt.

Çeçoli: Abuzohet sa të duash, port s’mund të marrësh një bojë të zezë dhe të sprucosh gjithë panoramën.

Sako: Fatos, këta projektuesit i kanë bërë fillim me vlera të ulëta dhe pastaj i kanë parë sërish dhe duhen më shumë para, pse janë budallenj ata?

Levan-Tepelene, ka qenë standarde. U ça mali, terreni ishte i vështirë dhe kushtoi 1 mln euro. Është të më marrësh për budalla. Në 2014 karshi asaj rruge u rritën me 8.3% kostot për një segment tjetër. Tani më thua që në 2022, çdo gjë ka evoluar por këto rrugë janë bërë në 2018. Pse bëhen këto gara. Nuk më merr dot kush për budalla se rritja është dyfish. Kjo është të bësh popullin për budallenj.

Baypas i Fierit ka kushtuar 2.8 mln euro për km. Që këtu vidhen para, nuk diskutohet. Po, çështja është t’u heqim pak cipën. Nuk mbulohet dot, të paktën te rrugët jo.

Çeçoli: Nuk mund lyejmë çdo gjë me bojë të zezë.

Nazarko: S’mund të ketë rritje me 5 fish se çmimet e produkteve janë njësoj.

Sako: Nuk po flasim për një vit, për 2022. Por për tenderët që janë bërë në 2017-2018.

Nazarko: Kostoja e materialeve të ndërtimit janë ato që kanë shumëfishuar kostot. Përveç kompanisë mëmë që merr tenderin ka dhe kompani bija. Në një vend që kompanitë falimentojnë, si mund të futen në garë?

Çeçoli: Rruga Kardhiq-Delvinë. Projekti ishte gati në 2017 dhe filloi zbatimi në 2008. Qeveria e asaj kohe për tre lotët nuk e bëri pagesën e plotë. Kostoja e rrugës u rrite vitet e fundit. Në 20165 u bë i detyrueshëm rishikimi i projektit. Rishikimi nuk u bë me çmimet e 2005, por me me ato aktuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: