ATHINE– Marrëveshja e Prespës e nënshkruar nga Athina dhe Shkupi ishte një hap përpara dhe promovon sigurinë dhe zhvillimin në Ballkan dhe Europë, deklaruan ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologu i tij gjerman Heiko Maas gjatë takimit të tyre në Athinë, sipas shtypit grek.

Gjatë takimit me Maas në Ministrinë e Jashtme greke, Kotzias vuri në dukje se marrëveshja kishte ndihmuar Greqinë “të dilte nga një burg që disa shpresojnë se do të rihyjnë”.

Ai theksoi përgjegjësinë e Greqisë për rajonin e Ballkanit si dhe kontributin e tij në reduktimin e tensioneve përmes nismave të ndryshme të nisura nga diplomacia greke.

Maas vuri në dukje kontributin kryesor Kotzias kishte pasur në nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se qëndrimi i tij ishte përgjegjës dhe kontribuoi në sigurinë e rajonit dhe të Europës.

“Pa përkushtimin personal të Kotziasit dhe këmbënguljen dhe durimin e treguar nga të dy palët, ne kurrë nuk do të kishim arritur ketu, kjo është diçka që mund të mos u pëlqejë të gjithëve, por një shenjë e një politike përgjegjëse”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb