Siç kam thënë edhe më parë kisha bërë një marrëveshje me vetveten, që nuk do të prononcohesha më për problemet e kufirit me Greqinë, pasi i kam shteruar gjithë argumentet historike dhe juridike për këtë çështje, por pas publikimit të intervistës së ish-ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, sipas të cilit “ka forca në Greqi – duke përfshirë edhe ushtrinë greke – që nuk njohin kufijtë shtetërore të Shqipërisë” dhe heshtjes që e shoqëroj këtë deklaratë si në Greqi ashtu dhe Shqipëri, më tronditën dhe më nxitën të mos e mbaj marrëveshjen për të mos shkruar më. Askush nuk i kërkoi shpjegime zotit Kotzias për deklaratat e tij, as ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos, as Kryeministri/Ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipras, madje as nuk dolën ta përgënjeshtrojnë.

Në Shqipërinë time jo se jo, as pozita e as opozita, as media, as akademiko-historianët, pasi janë të zënë me sherrnajën mes vedi. Madje disa u përpoqën ta minimizonin këtë deklaratë, si jo serioze, por si reaksion i Kotzias ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili e detyroi të jepte dorëheqjen. Ky qëndrim i saj nuk është rast i shkëputur, ai është në vazhdën e qëndrimeve dhe ngjarjeve të tjera, si: fondi sekret prej miliona eurosh që ishte në dispozicion të “shqiptarëve” kontribuues në interes të joShqipërisë, histeria antishqiptare e Bularatit, etj.

Sinqerisht habitem se si ka mundësi që fqinjët tanë (paraardhësit e të cilëve, i kanë dhënë kaq shumë kulturës evropiane)nuk kanë kuptuar ende frymën evropiane se barazia e shteteve, interesi i ndërsjellë, transparenca, respektimi i tërësisë territoriale, nderimi mes kombeve, respekti ndaj kulturave, janë themelet e një fqinjësie të mirë mes shteteve.

Nuk dua ta besoj se në Greqi vazhdon të bashkëjetoj shteti legal me para-shtetin e nacionalizmit grek, i cili vazhdon të ushqehet nga sirenat e nacionalizmit dhe urrejtjes, pasi mendoj se popujt kufitarë nuk rrinë në shpinë, por përballë njëri-tjetrit. Ata e shohin njëri-tjetrin në sy, kuptohen me shenja dhe japin e marrin mes tyre. Deklarata e Kotziasit (por jo vetëm), tregon se para-shteti në Greqi, ekziston ende, paralelisht me shtetin dhe ndonjëherë edhe brenda tij. Siç thotë dhe një gazetar i njohur, që njeh problemet e Greqisë “Shteti nuk guxon të ndeshet me para-shtetin edhe pse e mban nën kontroll atë, ngaqë kjo mund të shpinte në një lloj lufte civile të hapur apo të heshtur. Nuk ndeshet, gjithashtu, sepse shteti ‘ndan’ me para-shtetin, në një masë të madhe, dogmën e nacionalizmit supremacist”.

Ndaj për të sqaruar edhe një herë këtë çështje, po përpiqem që shkurtimisht të jap një tablo dhe paraqes argumente për ekzistencën, njohjen dhe respektimin e kufirit shqiptaro-grek, jo vetëm nga të dy palët, por edhe subjektet e tjera të së drejtës ndërkombëtare. Madje asnjëherë nuk rezulton që të ketë pasur kontestim institucional prej qeverive greke. Historikisht fillesat e veta si kufi shtetëror, datojnë para krijimit të shtetit shqiptar, pas Kongresit të Berlinit të 1878 dhe Traktatit të Shën Stefanit.

Vazhdojnë me vitin 1912, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër, i kushtoi shumë kohë caktimit të këtij kufiri. Në mënyrë të padrejtë Shqipëria u konsiderua vend humbës i luftës dhe trojet tona nuk mund t’i shpëtonin pasojave të disfatës së Turqisë, duke injoruar faktin se Shqipëria jo vetëm nuk kishte asnjë lidhje me luftën e Turqisë më shtetet e Ballkanit, por përkundrazi kishte dhënë një kontribut të paneglizhueshëm në këtë luftë. Më 11 gusht 1913 Konferenca e Ambasadorëve miratoi propozimin e kryetarit të Konferencës, E. Grey, mbi kufirin jugor të Shqipërisë, i cili përcaktonte se: “Shqipërisë i mbetej Korça e Sazani, Greqia merrte Janinën”. Kjo ndarje e këtij kufiri u bë në dëm të Shqipërisë, jo sipas parimeve etnografike, historike, ekonomike etj.

Ministri amerikan në Greqi në atë kohë do ta quante këtë plan “një mrekulli e paaftësisë”, “një skemë absolutisht të papajtueshme”, “një lëmsh gjërash të paqëndrueshme”. Ishte kjo padrejtësi historike ndaj një prej popujve më të vjetër të Evropës, që do të sillte ndeshje, gjak, mëri, dhunë dhe lot deri në fillimin e shekullit të XXI, që detyroi Imzot Gjergj Fishtën të akuzojë: “Uh! Evropë, ti kurva e motit!/Që i re mohit, besës së Zotit!/Po, á ky asht sheji i qytetnisë?/Me da token e Shqypnisë.”
Është vet kryetari i kësaj Konference zoti Eduart Grej, që ka pohuar padrejtësinë e madhe që u bë ndaj Shqipërisë :”…Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta…“.
Komentin mund ta lexoni te plote në GSH.al: Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: