Për të dytin vit rradhazi është organizuar në Kuccovë panairi i agro-biznesit “Kozarja në festë”. Ky panair është parë nga fermerët  si një nënyrë e mirë për promovimin e produkteve të tyre.

“Kozarja në festë” ishte panairi që u organizua pasditen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku fermerët e kësaj zonë kanë promovuar produktet e tyre bujqësore e blegtorale.

Përveç fermerëve të zonës, pjesë e këtij panairi janë bërë edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit,që kanë ekspozuar gatimet e tyre tradicionale si dhe biznese të ndryshme.

Fermerët e zonës, që u bën pjesë e këtij panairi e kanë cilësuar atë një mënyrë të mirë për të promovuar produktet e tyre, por kanë kërkuar që ky promovim dhe vëmendja ndaj tyre të mos ndodhë vetëm një herë në vit.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka deklaruar se ky panair agro-biznesi, i shndërruar tashmë në një traditë të përvitshme për bashkinë,është mënyra më e mirë për promovimin e prodhimeve “bio” tê zonës,të ndërthurura me traditat e muzikës polifonike të këtyre trevave.

Fshati Kozare në bashkinë e Kuçovës ka sipërfaqe të konsiderueshme serash,sikurse punohet edhe në fushë të hapur edhe në blegtori,pra është një zonë me prodhim bujqësor intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: