Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.


Relatori i çështjes tha se trupi gjykues pasi u tërhoq për marrjen e vendimit, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, vendosi shkarkimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi.


KPA nxori si problematikë mungesën e të ardhura për një apartament të deklaruar nga gjyqtari Muçi. Trupi Gjykues deklaron se Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe të të afërmve.


Më 16 tetor Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi si anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, zotin Besnik Muçi.
Muçi, e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb