TIRANË

Kolegji i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj për mosjustifikim të pasurisë. Në vendimin e arsyetuar shkalla e dytë e vettingut deklaroi se vendimi i KPK për shkarkimin e Lazajt është i pavlefshëm për shkak se janë kryer shkelje të rënda procedurale.

Një prej tyre është mos shqyrtimi i pretendimeve të Lazajt se anëtarja e KPK Brunilda Bekteshi ishte në konflikt interesi me çështjen për sa kohë më herët ka qenë përfaqësuese e një institucioni ku ka humbur çështjen që shqyrtohej nga gjykatësi Lazaj. Megjithatë KPA arsyeton se ligji nuk e lejon që ta kthejë çështjen për rishqyrtim në KPK dhe për arsye vendosi ta shqyrtojë vetë të gjithë dokumentacionin që lidhej me pasurinë e Lazajt.

Gjatë shqyrtimit është konstatuar se Lazaj ka probleme me pasurinë lidhur me deklarimin e pamjaftueshëm të nëj apartamenti dhe për këtë arsye vendosi shkarkimin e tij që do të thotë Artan Lazaj për 15 vite do të qëndrojë jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb