Kolegji i Posacëm i Apelimit shqyrtoi ankimimin e Komisionerit Publik për ish-gjykatësen e lartë Mirela Fana. Komisioneri ishte kundër vendimit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pushoi procesin e rivlerësimit për Fanën, për shkak të dorëheqjes.

Sipas tij, Fana duhet të kalonte ne filtrin e trefishtë të vettingut, me argumentin se gëzonte statusin e magjistrates, ndonëse ishte larguar nga detyra e gjykatëses supreme. Seanca në KPA u zhvillua në mungesë të subjektit të rivlerësimit dhe në përfundim trupa gjykuese vendosi t’i heqë të drejtën Mirela Fanës për tu emëruar gjykatëse në cdo nivel për një periudhë prej 15 vitesh.

Përgjatë kësaj kohe, ish-gjykatësja e Lartë nuk mundet të kandidojë për organet e reja të drejtësisë që krijohen në kuadër të reformës në drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb