TIRANE

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka nisur seancën dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj. Gjyqtari Lazaj ankimoi vendimin për shkarkim nga KPK, ndërsa KPA vendosi ta kalojë çështjen në seancë të hapur. Lazaj gjatë seancës ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj, i cili kërkoi rrëzim të vendimit të KPK-së.

Gjyqtari Lazaj nuk kurseu akuzat për KPK, ndërsa shtoi se ka patur shkelje proceduriale gjatë vlerësimit të tij.

“Kryesuesja e KPK, Bekteshi ka shkelur kriteret ligjore. Bekteshi nuk u konsultua me anëtarët e tjerë të KPK. KPA të konstatojë shkeljen proceduriale”, u shpreh Lazaj.

Trupa e anëtarëve në KPA përbëhet nga Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, të cilët do të bëjnë rivlerësimin e subjektit kalimtar të Lazajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: