TIRANE- Avokati i Gledjon Rehovicës të cilit iu hoq mandati i deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka reaguar ditën e sotme. Ai i ka bërë kërkesë KQZ-së që t’i japë aktet e dosjes në të cilat u bazua vendimi për heqjen e mandatit.

Avokati i Rehovicës tha se pasi të marrin vendimin e arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administrative.

Gledjon Rehovicës, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin, iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: