Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa komentoi vendimin e KQZ, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit. Dule theksoi se ka pasur disa shkelje, ndërsa akuzoi KQZ se ka shkelur disa të drejta. Sipas tij zotit Beleri nuk i është dhënë e drejta që të zgjedhë siç ia përcakton ligji, duke mos iu dhënë e drejta e votës apo në rastin e betimit të tij.
Vangjel Dule: Jemi përpjekur të evidentojmë shkeljet e Konventës Europiane.
Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve.
Përdori segmente të Policisë së Shtetit,.
Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës.
Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur. Flasim për situata dhe shkelje që duhet të vëmë alarmin për çdo situatë, për atë që ndodh, në procesin e zgjedhjeve, me votën e lirë dhe shtetin e së drejtës. Ajo që ndodhi me Fredi Belerin dhe Himarën është jetike që mos të ndodhë me Tiranën dhe Kukësin, apo Dropullin. Po ju them a dozën më të vogël të ekzagjerimit. Po ju bëj një thirrje, nëse e konsiderojmë mision për vendin tonë, që të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ju ftoja që të shikoni këtë proces. Ju them me siguri se cilindo nga qytetarët e regjistruar si zgjedhës në bashkinë e Himarës, këdo që të zgjedhë koalicioni jonë, do të jetë fitues ndaj Ramës. Kemi dy gjëra të sakta; kundër grabitjes së pronës. Nuk ka socialistë dhe qytetarë të ndershëm që të mbështesin Ramën.