TIRANË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dhënë sot mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.

Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çaçani për qarkun e Korçës. Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.

Opozita e bashkuar nga ana  tjetër vijon të mos kthehet pas nga vendimi i marrë për djegien e mandateve, ndërsa ka nisur përgatitjet për protestën e madhe kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill. Gjithashtu një tjetër kandidat nga radhët dorëzoi sot formularin e dekriminalizimit në KQZ. Andi Përmeti, kandidat në listat e PD në Korcë, kërkoi sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë mandatin e deputetit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb