TIRANË

Pesë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë. Me sa duket situata e tensionuar politike dhe dalja e KQZ kundër Presidentit të Republikës ka sjellë masat e sigurisë për kreun e KQZ Klement Zguri, zëvendës kryetarin Denar Biba dhe 3 anëtarët e tjerë Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ prej pak ditësh. Kujtojmë se hera e fundit që anëtarët e KQZ kanë qenë me truproja, kanë qenë në zgjedhjet 2011.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot por pa kryetarin Klement Zguri, i cili u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja e kaluar.

Ai deklaroi në mbledhjen e fundit se nuk mund të jetë pjesë e mbledhjeve për shkak të anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Në rend të ditës, KQZ ka pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb