TIRANE

Për kreun e KQZ, Klement Zguri, të dhënat e publikuara nga zëdhënësja e institucionit, sipas së cilës deri në 11:00 pjesëmarrja në votime është 12%, nuk janë zyrtare.

“Përmes një deklarate janë raportuar shifra dhe një përqindje e caktuar deri në orën 11:00. Ndërkohë, dua të saktësoj, se kjo nuk është shifra zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve të specialistëve të KQZ me KZAZ-të. KZAZ i kanë marrë këto të dhëna përmes komunikimit telefonik me sekretarët e qendrave të votimit.

Duke dikur edhe përbërjen e administratës zgjedhore, unë besoj se këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar zyrtarisht nga KQZ. E them edhe njëherë se nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe kanë ardhur përmes komunikimit elektronik”, u shpreh Zguri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb