TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar një rishpërndarje të fondeve për partitë politike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ theksoi se fondet duhet të kthehen brenda datës 10 nëntor.

“Janë 17 parti politike që duhet të kthejnë paratë mbrapsht. Ato që nuk kthejnë paratë, nuk do të regjistrohen më. PDS e Paskal Milos duhet të kthejë 1 milionë lekë”, thuhet në deklaratën e KQZ-së.

Deklarata e zedheneses s KQZ-se, Drilona Hoxhaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të datës 21 Qershor, me vendimin nr. 967 të datës 10.08.2015, ka vendosur rishperndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për partitë politike , pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, në bazë të numrit të votave që secila parti politike ka marrë në këto zgjedhje.

Në zbatim të nenit 87 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë fituar jo më pak se 0.5 % të votave të vlefshme në shkallë vendi, në zgjedhjet e datës 21 Qershor dhe që kanë marrë paradhënie më shumë fonde se llogaritja përfundimtare e bërë nga KQZ në vendimin nr. 967 të datës 10.08.2015, duhet të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit.

Deri tani janë 17 parti politike të cilat ende nuk kanë kthyer paratë në buxhetin e shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha rrugët e komunkimit zyrtar për t’i njoftuar këto parti për detyrimin që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

Konkretisht partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015, që duhet të kthejnë fonde në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve por që nuk i kanë kthyer edhe pas njoftimit zyrtar janë:

kqz

kqz1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike ju bën apel partive poltike të sapocituara, që të

zbatojnë Kodin Zgjedhor dhe të kthejnë fondet e buxhetit të shtetit brenda dates 10 Nentor 2015, pasi në të kundërt këto parti humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet dhe nuk do të regjistrohen si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, as vetëm e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: