Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike, që kishte ankimuar vendimin e KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidates për kryetare të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46.


Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27 maj.


KQZ shqyrtoi edhe projektvendimet: “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019” dhe “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.07, nr.60, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.


(BalkanWeb)