TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Shkodër, qarku Shkodër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ.

Kështu, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, mori 27 mandate, Aleanca për Shqipërinë Europiane, 23 mandate, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat.

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi projekt-vendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr.920, datë 13.07.2015, “Për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkia Pogradec”, Qarku Korçë, zgjedhjet vendore 2015”. KQZ vendosi të mos miratojë korrigjimin e gabimit material në vendimin nr. 920.

KQZ shqyrtoi edhe projekt-vendimin “Për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore të disa qendrave të votimit të KZAZ-88, Bashkia Sarandë, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

KQZ vendosi të hapë kutitë e materialeve zgjedhore në disa qendra votimi të bashkisë Sarandë, për të nxjerrë tabletat elektronike, të cilat u përdoren për realizimin e projektit pilot në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: