TIRANË

Kolegji Zgjedhor  ka hedhur short për padinë e PD kundër KQZ-së. Trupa gjykuese për këtë padi do të kryesohet nga ana e Lindita Sinanajt. Anëtarë në gjykim do të jenë Artur Malaj, Tomorr Skreli, Ridvan Hado dhe Astrit Kalaja.

Kolegji Zgjedhor ka hedhur short edhe për padinë e LSI kundër KQZ. Trupa gjykuese do përbëhet nga Ridvan Hado si kryesues, kurse anëtarë do të jenë Artur Malaj, Tomorr Skreli, Gjin Gjoni, Lindita Sinanaj.

KZQZ nuk regjistroi anëtarët e PD dhe të LSI, e këta të fundit ankimuan vendimin. Më 23 maj KQZ refuzoi të regjistronte anëtarët e PD e LSI në KZAZ Ndërkaqë, PD dhe LSI ankimuan dje vendimin e KQZ për mos-regjistrimin. PD dhe LSI kërkojnë shfuqizimin e vendimit të KQZ-së.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb