Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Parku Olimpik i Tiranës plotëson të gjitha kërkesat për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, ky park përmbush kriterin e sipërfaqes bazuar në numrin e tavolinave të numërimit të votave të emigrantëve në 12 qarqet e Shqipërisë dhe ofron mundësinë për përdorimin e teknologjisë për mbështetje të numërimit të votave nga jashtë.

Mbi 231 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ilirjan Celibashi: Besoj se ambienti i Parkut Olimpik të Tiranës do jetë në dispozicion për zgjedhje. Do të realizojmë siç duhet besojmë procesin që na takon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb