TIRANE

KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari. Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.


Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos. Një tjetër kandidat në listën shumëemërore të LSI-së që ka kërkuar të hyjë në parlament është edhe Ylli Shehu. Ai ka rezulton i dënuar me 200 mijë lekë gjobë dhe këtë gjë e ka deklaruar edhe vetë kandidati në formularin e vetëdeklarimit. Por KQZ vendosi t’i japë kandidatin edhe Shehut, përfaqësues i qarkut Tiranë, i cili zëvendëson Floida Kërpaçin.


Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në fletoren zyrtare. Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi ‘tradhtarë’ ata që dolën kundër vendimit të kësaj force për djegien e mandateve dhe pranuan të hyjnë në parlamentë. Ajo tha se nuk do të falen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb