NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
800 gr krahe pule, 5-6 kokrra patate, 1 kokërr qepë, 5-6 thelpinj hudhër, 1 lgj miks beharnash, 1 koncentrat pule
2-3 gjethe dafine, 2-3 degëza rozmarinë, Kripë, piper i zi, piper i kuq, 3-4 lgj vaj ulliri, ½ gotë ujë të ngrohtë.
Përgatitja
Ngrohim sobën në temperaturën 220 gradë Celsius dhe vendosim tavën të nxehet.
Përziejmë krahët e pulës me patatet të prera në feta të mëdha dhe me gjithë përbërësit e tjerë. I trazojmë mirë që patatet dhe krahët e pulës të marinohen dhe më pas i vendosim në tavën e nxehtë. Shtojmë dhe ½ gotë ujë të nxehtë në anë të tavës dhe i vendosim të piqen në furrë në fillim në temperaturën 220 gradë për 20 minuta dhe më pas në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta të tjera.