Kampionati “Abissnet Superiore” mbylli dy fazat e para, duke dhuruar ndeshje emocionuese dhe shpeshherë rezultate surprizë. Në përfundim të javës së 18-të, tashmë kemi një lider të ri, Dinamo City. Skuadra e trajnerit Ilir Daja po shkëlqen në kampionat, duke kryesuar me 31 pikë. Gjatë fazës së dytë, Dinamo ka pësuar vetëm një humbje, atë ndaj Partizanit.

Pas përfundimit të fazës së parë, kampionatin e kryesonte Partizani me 16 pikë, ndërsa Dinamo City mbante vendin e tretë me 15 pikë.

Në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamon e vendit të parë ndodhet edhe Vllaznia, e cila renditet e dyta për shkak të disavantazhit në ndeshjet direkte, ku është mundur dy herë nga Dinamo.

Skuadra e trajnerit Thomas Brdarić ka qenë më e suksesshmja gjatë fazës së dytë, duke grumbulluar plot 17 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër në “Abissnet Superiore”. Nga vendi i pestë në fazën e parë, Vllaznia tani renditet e dyta me plot meritë.

Këtë fundjavë do të nisë faza e tretë e kampionatit dhe do të luhet java e fundit për këtë vit. Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e skuadrave dhe ndryshimet në renditje.

Renditja E Fazave 1
Renditja E Fazave 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb