Partizani e ka të nevojshme që të përfshihet në merkaton e dimrit, pasi janë disa prioritete për t’u plotësuar në organikë. Problem është se kur do të ndërhyjë klubi, pasi Partizani e ka bërë si praktikë pune ku goditjet i kryen në limitet e merkatos.

Prioritet, sa i përket përforcimeve, janë krahët e mbrojtjes, duke marrë të mirëqenë largimin e Andi Hadrojt drejt Ukrainës, si dhe Vangjel Zguros që është anashkaluar prej javësh nga “demat”. Gjithashtu, nevoja për përforcime ka edhe në qendër të mesfushës, ku mungojnë lojtarët tipik me numër 6 dhe 8. Edhe afrimi i një “gjahtari” goli është i nevojshëm, pasi sulmuesit aktual kanë shfaqur luhatje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb