Këngëtari dhe regjisori turk, Metin Arolat, vdes gjatë performancës së tij në Kozyatagi, siç raportuan mediat lokale. Ai ishte 52-vjeçar.
Edhe pse ndjeu dhimbje dhe mpirje në krah, ai vazhdoi performancën, duke pësuar një atak në zemër.
“Krahu im i majtë është mpirë”, tha ai pak para se të rrëzohej. Një infermiere nga audienca nxitoi për ta ndihmuar dhe thirri një ambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij, Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital.
Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu bëri një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta.
“Ai ishte një shok i imi shumë i ngushtë, si një vëlla. Ai ishte në dietë… U përkeqësua pasi doli në skenë”, tha ajo.
Përveç këndimit, Arolat ishte i njohur për punën e tij si regjisor dhe bashkëpunonte me shumë artistë turq.