Predha të lëshuara nga Gaza në momentet e fundit kanë ndezur sirenat në qendër të Tel Avivit, kanë njoftuar autoritetet izraelite.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigada Al Qassam, tha se kishte lëshuar një “breshëri” raketash për të bombarduar qytetin.
Siç thekson Al Qassam, sulmi ishte në përgjigje të “masakrave kundër civilëve dhe zhvendosjes së qëllimshme të popullit”.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se “pesë predha” u qëlluan nga Khan Younis në jug të Gazës, shkruan skynews.
Tani, shërbimi mjekësor izraelit po trajton personat me lëndime, ndërsa të tjerët kërkojnë strehim.