PRISHTINE- Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar për Nismën e Kosovës ka thënë se qeveria është fajtore për parametra të cilët është vendosur kufiri me Malin e Zi.

Ai ka thënë se kufiri nuk caktohet me kadastër, dhe kjo nuk është dashtë me qenë element bazë për shënimin e kufirit.

Kransiqi ka thënë se askush më mirë se qytetaret nuk e di për vijën e kufirit.

Sipas tij, presidenti por edhe kryeministri janë ngutur duke thënë gjithçka ka qenë në rregull, por sot gjërat kanë ndryshuar dhe duhet bë një rishikim i këtij kufiri.

Ai ka kërkuar se Presidenti por edhe kryeministri për përgjegjësinë që e kanë duhet me dhënë dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Krasniqi ka thëne se deputetet që kanë thënë se vija kufitare me Malin e Zi, e dëmton vendin, duhet me mbajt fjalën e tyre dhe me mbajt përgjegjësi për vlerësimin që e kanë thanë.

“Sa i përketë Luginës së Diellit kjo është pasojë e marrëveshjeve të Brukselit, sidomos ato të 19 Prillit dhe 25 Majit”, ka thëne Krasniqi, duke shtuar se nëse këta janë ende në pushtet kemi me pas edhe më shumë dëme për Kosovën.

Ai ka thënë se e vetmja mënyrë është pastrimi i këtyre njerëzve dhe shkuarja e vendit në zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, opozita e bashkuar ka arrite të ndal Demarkacionin dhe Asociacionin, duke shtuar se kthimi i Vetëvendosjen nuk është dashur të ndodhte pa një debat mese vete për me debatuar ngase kauzat aty kanë qenë të përbashkëta.

Derisa për sistemin e drejtësisë ai ka thënë se nuk është duke funksionuar, duke shtuar se edhe loja që po bëhet me EULEX-in është në vazhdën e favoreve të tyre politike se sa në të mirë të mirëqenies se qytetareve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: